Klopp i ‘nervozuar’ me UEFA-n, kërkon që të dënohen City dhe PSG

Futboll

Klopp i ‘nervozuar’ me UEFA-n, kërkon që të dënohen City dhe PSG

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 13:14
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp

Gazeta gjermane ‘Der Spiegel’ në bazë të disa dokumenteve që posedon ka zbuluar disa parregullsi në botën e futbollit.

Kjo gazetë javë më parë publikoi disa informacione se presidentit i FIFA-s Gianni Infantino dhe ish presidenti i UEFA-s, Michael Platini, kanë ndihmuar skuadrat e Manchester Cityt dhe PSG-së në neglizhimin e rregullave financiare.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili njihet si ‘avokat’ i respektimit të rregullave financiare, ka kërkuar që ata që kanë shkelur këto rregulla të dënohen, që të mos dëmtohet më shumë futbolli.

“Diçka duhet të ndodhë nëse City dhe PSG më të vërtetë kanë gabuar. Unë vetëm sipërfaqësisht kam lexuar dhe dëgjuar për mos respektimin e rregullave nga ta, por nuk duhet të kalojnë pa u dënuar në qoftë se këto histori janë të vërteta”, ka deklaruar Klopp.

“Të gjithë ata që shkelin rregullat duhet të penalizohen”, ka shtuar trajneri i Liverpoolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat