Roma bindshëm, Hetemaj-Xhemaili ndahen baras

Futboll

Roma bindshëm, Hetemaj-Xhemaili ndahen baras

Nga: K. G. Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 16:51
Lojtarët e Romës

Roma shënoi fitore bindëse me rezultat 4:1 në duel me Sampdorinë. Romakët treguan angazhim e lojë cilësore, duke arkëtuar tri pikë të mëdha. Jesus (19'), Schick (59') e El Sharaarawy (72' e 90+3') shënuan për fitoren bindëse të romakëve dhe Defrel (89’) golin e nderit për mysafirët. Roma ngjitet në vend të 6-të me 19 pikë pas 12 javëve në Serie A, ka katër më shumë se Sampdoria në pozitën e 12-të.

Ndeshje me rivalitet të madh është zhvilluar mes Chievos nga Verona dhe Bologna, e cila përfundoi me rezultat 2:2. Shqiptari Blerim Xhemaili u paraqit deri në minutën e 46-të për Bologna-n dhe ia dolën të kthehen me një pikë të madhe. Për Chievon shënuan Meggiorini (20'-nga penalltia) e Obi (35') dhe për Bolognan Santander (5') e Orsolini (56'). Përparim Hetemaj luajti me sukses deri në minutën e 68-të për Chievon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat