E konfirmojnë mediat spanjolle: Ky do të jetë transferimi i parë i Real Madridit në janar - Bota Sot
E konfirmojnë mediat spanjolle: Ky do të jetë transferimi i parë i Real Madridit në janar

Futboll

E konfirmojnë mediat spanjolle: Ky do të jetë transferimi i parë i Real Madridit në janar

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 08:54
Exequiel Palacios

Blerja e parë e Real Madridit në afatin kalimtar dimëror do të jetë ylli i River Plate, Exequiel Palacios, sipas mediave spanjolle.

Real Madridi ka arritur marrëveshje me River Plate dhe vetë mesfushorin, ndërsa ajo do të bëhet publike pas finales së Copa Libertadores, sipas MARCA.

Palacios do të nënshkruajë kontratë deri më 30 qershor 2024.

24-vjeçari luan në ligën elitare argjentinase që prej moshës 17-vjeçare edhe pse ende nuk i ka zhvilluar 50 ndeshje. Ai ka debutuar edhe për ekipin kombëtar të Argjentinës dhe është lojtar kyc i River Plate në përpjekjen e saj për ta fituar Copa Libertadores.

Në Madrid ndiejnë se Palacios është mjaft i pjekur dhe i gatshëm për të kaluar në ligën spanjolle. Transferimi i tij do të kushtojë pak më shumë se 20 milionë euro.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...