Fat në fatkeqësi për Realin, ia merr Neymarin PSG-së - Bota Sot
Fat në fatkeqësi për Realin, ia merr Neymarin PSG-së

Futboll

Fat në fatkeqësi për Realin, ia merr Neymarin PSG-së

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 17:19
Neymar

Neymar dhe Kylian Mbappe mund t’i keni ditët e numëruara te PSG-së.

Zbulimet e fundit nga ‘Football Leaks’ ku PSG pretendohet se ka shkelur rëndë rregullat e ‘Fair Playt Financiar’, mund të bëjnë që të nis një hetim i detajuar për skuadrën franceze.

Në rast vërtetimi të këtyre pretendimeve, PSG rrezikon të humbas pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, nëse nuk barazon numrat me rregullin financiar.

Për t’u përshtatur rregullave financiare, PSG duhet të heq dorë nga njëri nga yjet e shtrenjta të skuadrës, si Neymar dhe Kylian Mbappe, por pse jo edhe nga të dytë.

Mediet në Spanjë e shohin të mundshme mundësinë që PSG ta vendos në treg lojtarin më të shtrenjtë në botë, Neymar, për të cilin interesim po shpreh Real Madrid.

‘Los Blancos’ janë në kërkim zëvendësuesit të Cristiano Ronaldos, dhe Neymar shihet si një alternativë e duhur, pasi bëhet fjalë për një lojtar që e kanë kërkuar edhe në të kaluarën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...