I jepet lamtumira e fundit talentit të futbollit të Kosovës

Futboll

I jepet lamtumira e fundit talentit të futbollit të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 16:44
I jepet lamtumira e fundit talentit të futbollit të Kosovës

Kosova në zi. Sot iu dha lamtumira e fundit talentit të futbollit Laurant Kadriu.  Pas një sëmundje të rëndë Lauranti dje ka ndërruar jetë, duke tronditur jo vetëm sportdashësit.  

Image

Lauranti ka qenë kapiten për kadetët e klubit të futbollit Hajvalia dhe prej lojtarëve më të mirë.  Një ditë e rëndë, lot e vaj për Laurantin, për kapitenin tonë.

Image

Në varrim edhe Arban Abrashi, ish kandidat për kryetar të Prishtinës 

Sot në orët e pasdites, në pranin e shumë qytetarëve Laurantit iu dha lamtumira e fundit. Në varrim morën pjesë personalitete të ndryshme, nga jeta politike e sportive.  

Image

Të pikëlluar

Lauranti përcillet për në banesën e fundit, duke lënë të gjithë të pikëlluar e të tronditur. Fotografitë i dërgoi për "Bota sot", Burim Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat