Arijanet Murici e feston fitoren historike të Kosovës

Futboll

Arijanet Murici e feston fitoren historike të Kosovës

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 17:31
?Arijanet Murici e feston fitoren historike të Kosovës

Portieri i Kombëtares së Kosovës dhe Manchester Cityt, Arijanet Muric, e ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Instagram për ta festuar fitoren historike të Dardanëve kundër Azerbajxhanit, të martën.

Djelmoshat e Bernard Challandes arritën ta sigurojnë një fitore me rezultat 4-0 në shtëpi kundër Azerbajxhanit, duke u promovuar kështu nga Liga D në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Për më tepër, kjo fitore ka bërë që Dardanët të kualifikohen për gjysmëfinalen e kësaj gare në të cilën do të ndeshen me Maqedoninë. Nëse Kosova arrin ta fitojë këtë ndeshje dhe finalen, e siguron kualifikimin në Evropian.

Muric debutoi për Kosovën në këtë ndeshje, pasi që në ndeshjen kundër Maltës në pozitën e portierit kishte qenë kapiteni i skuadrës, Samir Ujkani. Megjithatë, Challandes ia besoi atij detyrën e portierit për këtë ndeshje të rëndësishme, ku ai e dëshmoi veten me disa pritje të rëndësishme.

Më 14 nëntor, Federata Botërore e Futbollit (FIFA) e dha lejen që portieri i Manchester Cityt, Muric, t’i mbrojë ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat