Shtyhet përfundimisht ndeshja River Plate - Boca Juniors

Futboll

Shtyhet përfundimisht ndeshja River Plate - Boca Juniors

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 23:33
Foto ilustrim

Ndeshja e kthimit finale mes River Plate dhe Boca Juniors në Copa Libertadores është shtyrë për ditën e diel, pra nesër.

Lajmet e fundit nga Argjentina sugjerojnë se ndeshje e kthimit mes River Plate dhe Boca Juniors është shtyrë për të dielën.

Ndeshja është shtyrë disa herë deri tash, pasi që autobusi i lojtarëve të Bocas është sulmuar nga tifozët e River Plate.

Tifozët e River Plate e sulmuan autobusin dhe lojtarët e Bocas me gurë dhe gaz lotsjellës duke u shkaktuar atyre vjellje.

Duhet cekur se asnjëra skuadër nuk dëshironte që ndeshja të zhvillohej sonte shkaku i tensioneve të larta pranë stadiumit.

Ndeshja u parapa të luhej në orën 21:00 sipas kohës sonë lokale, megjithatë do të luhet nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat