Dzeko në dyshim për ndeshjen kundër Real Madridit

Futboll

Dzeko në dyshim për ndeshjen kundër Real Madridit

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 21:48
Edin Dzeko

Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko është në dyshim për ndeshjen e nesërme kundër Real Madridit për shkak se dyshohet për një lëndim

Giallorossi përballet me kampionët e Ligës së Kampionëve në Olimpico dhe me një fitore mund të dalin të parët në grup.

Dzeko ka shënuar pesë gola dhe ka katër asiste deri me tani në Ligën e Kampionëve, por sipas Voce Giallorosa boshnjaku është ankuar për një problem muskulor gjatë sesionit të stërvitjeve sot.

32 vjeçari është një lojtar kyç, kështu që trajneri Eusebio Di Francesco do ta lë atë të qetë derisa ai të vendos se a mund të luajë apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat