Messi e ka një synim interesant

Futboll

Messi e ka një synim interesant

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 23:59
Leo Messi

Lionel Messi vlerësohet si njëri nga futbollistët më të mirë në historinë e këtij sporti,por ai ka thënë se synon të përmirësohet edhe më tutje.

Argjentinasi është i etur të vazhdojë ta shtojë numrin e medaljeve, ndërsa së fundmi ka folur për objektivat e tij.

“Qëllimi im kryesor është të vazhdoj të rritet dhe të mos jem i kënaqur me atë që kam bërë, fituar apo arritur. Dua të bëhem më i mirë çdo ditë dhe të plotësoj më shumë objektiva dhe të fitoj më shumë tituj. Unë e konsideroj veten shumë konkurrues. Më pëlqen të fitoj gjithçka dhe nuk më pëlqen të humbas fare”, ka thënë Messi.

Numri 10 i Barcelonës gjithashtu foli edhe për pozitën e tij në fushë, duke thënë që i pëlqej ta bëjë lojën më shumë se sa të shënojë gola.

“Unë e shoh veten më shumë si një lojtar që kontrollon ndeshjet, i cili është në kontakt shumë me topin dhe që e bën lojën të shkojë si duhet, se sa si lojtar golashënues”, tha ka thënë ai në një ngjarje të Unisports dhe Adidas.

Në fillim të sezonit, Messi bëri komente ambicioze duke thënë se Barcelona e do ta fitojë Ligën e Kampioneve 2018/19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat