Klubet angleze interesohen për Pulisiq

Futboll

Klubet angleze interesohen për Pulisiq

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 12:35
Christian Pulisiq

Sulmuesi amerikan i Borussia Dortmund mund të transferohet në Premier Ligë.

Për Christian Pulisiq pritet të zhvillohet një garë e ashpër mes klubeve angleze.

Për talentin amerikan të Borussia Dortmund i cili ka vendosur të ndryshojë ambient janë Chelsea dhe Liverpool në garë por tashmë mësohet se edhe Manchester United ka shprehur interesim konkret për sulmuesin 20-vjeçar.

70 milionë funte ishte shuma që do të shpenzonte Chelsea por çmimi i lojtarit amerikan mund të rritet dhe nga kjo garë e egër dhe përfituesi më i madh do të jetë Dortmundi që mund të përfitojë 90-100 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat