Sejdiu: Prindin ma vranë serbët, sot askush nuk e përmend!

Futboll

Sejdiu: Prindin ma vranë serbët, sot askush nuk e përmend!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 16:24
Tefik Sejdiu: Prindin ma vranë serbët, sot askush nuk e përmend!

Tefik Sejdiu, që jeton e vepron në Mitrovicë, është i revoltuar shumë.  Tefiku nuk mund ta marr me mend se si askush nuk e përmend prindin e tij, Ismet Sejdiu, që u vra nga forca paramilitare serbe me 14 prill të vitit 1999.  Ismeti ka qenë prej gjyqtarëve më të mirë të futbollit, ka referuar më shumë sukses në kohën e okupimit dhe kishte qenë gjithnjë ther në sy për regjimin kriminal serb.

Nga pas lufta e këndej, askush nuk u kujtua që ta organizojë një turneu të futbollit në nderim të figurës së Ismetit.  “Babai im u vra nga serbët në vitin 1999. Ai ka qenë gjyqtar i futbollit në Republikën e Kosovës.

Image

I ndjeri Ismet Sejdiu

Ai nuk përmendet nga askush se lërë më me bë më shumë për të. As FFK-së as Mitrovicës, nuk iu bie në mend për të!  Për mendim tim, kjo është marre, sepse babai im ka dhënë shumë për futbollin në kohë më të vështira. As ne fëmijët e tij nuk na respektojnë”, thotë për gazetën “Bota sot”, Tefiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat