Shkëndija nga Tetova është kampion vjeshtor i Maqedonisë. Skuadra kuqezi në cilësinë e mysafirit triumfoi me rezultat 3:0 ndaj rivalit vendas, Renovës, njëherësh ishte edhe derbi shqiptar i javës së 18-të në Kampionatin e Maqedonisë. Golat i shënuan Valmir Nafiu në minutën e 23-të, Besmir Bojku në atë të 67-tën dhe Omar Imeri (89’). Shkëndija përmbyll vjeshtën në vend të parë me 40 pikë apo pesë më shumë se Vardari që mban pozitën e dytë. Ndërkaq, skuadra shqiptare Shkupi triumfoi si mysafirë me rezultat 2:0 në përballje me Rabotniçkin.
Shkupjanët triumfuan me golat e Amir Bilallit (26’) e Artan Veliut (82’). Shkupi zë vendin e pestë me 23 pikë, tri me pak se Rabotniçki një pozitë më lartë.
Liga e Maqedonisë
A. Pandev-Vardari 0:0
Pobeda-Makedonija GP 0:2
Rabotniçki-Shkupi 0:2
Renova-Shkëndija 0:3
Sileksi-Bellasica 1:0
Tabela
1. Shkëndija 18 12 4 2 40
2. Vardar 18 10 5 3 35
3. A. Pandev 18 9 3 6 30
4. Rabotniçki 18 8 2 8 26
5. Shkupi 18 6 5 7 23
6. Makedonija GP 18 5 6 7 21
7. Renova 18 5 6 7 21
8. Sileksi 18 4 6 8 18
9. Pobeda 18 5 2 11 17
10. Bellasica 18 4 5 9 17