Komentatori spanjoll si i çmendur bërtet për shqiptarin

Futboll

Komentatori spanjoll si i çmendur bërtet për shqiptarin

Nga: Kemajl Goca Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 18:48
Komentatori spanjoll si i çmendur bërtet për shqiptarin

Futbollisti nga Kosova, Adnan Januzaj, reprezentues i Belgjikës, bëri lojë të madhe për Sociedadin dhe shënoi gol nga rreth 13 metra kundër Celta Vigos.

Pa dyshim se ka qenë goli më i bukuri, ku e plasoi në këndin e epërm të djathtë, ashtu siç i ka specialitet ai, duke vulosur fitoren me rezultat 2:0 pikërisht në minutën e 26-të dhe Sociedadin e kualifikoi në të tetën e finales.

 

Sociedadi sfidën e  kthimit e fitoi me 2:0, kurse të parën në Vigo kishte luajtur me rezultat 1:1.  Komentatori spanjoll si i çmendur, duke bërtitur për eurogolin e Januzajt, gooool, goool. Madje e krahasoi golin e tij me të Lionel Messit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat