Lewandowski në formë, Bayerni me pikë të plota

Futboll

Lewandowski në formë, Bayerni me pikë të plota

Nga: K. Goca Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 17:19
Lewandowski në formë, Bayerni me pikë të plota

Sulmuesi polak Robert Lewandowski ka qenë në formë të mirë dhe me dy gola e tij e ndihmoi Bayern Munihun në fitoren bindëse me rezultat 3:0 kundër Nurnbergut. Tri pikë të rëndësishme për Bayernin që drejtohet nga trajneri Niko Kovaç. Lewandowski në minutën e 9-të shënon me kokë, kurse në atë të 27-tën nga afërsia shton epërsinë në 2:0.

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 57-të, Franck Ribery thellon fitoren, 3:0. Bayerni është në vend të dytë me 27 pikë pas 14 jave në Bundesliga I, 9 me pak se lideri Dormundi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat