Di Francesco nuk i ka punët mirë

Futboll

Di Francesco nuk i ka punët mirë

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 18:02
Di Francesco nuk i ka punët mirë

Trajneri i Romës Eusebio Di Francesco, ka dhënë një mesazh të qartë, që ndihet jo vetëm i zhgënjyer pas asaj disfate me 2:1 në Champions ndaj Viktoria Plzen, por edhe i tradhtuar nga lojtarët e tij, që edhe njëherë tjetër kanë reaguar ndaj stimujve të tij. “Që nga ky moment do të bëj vlerësimet e mia mbi individë të caktuar”, tha Di Francesco. Në këtë mënyrë tashmë hapi i radhës nga ana e trajnerit 49-vjeçar është gjetja e një rezultati pozitiv në kampionat, siç është takimi me Genoan, ditën e diel, që sipas spekulimeve mediatike, në rast të një disfate mund të përkojë të jetë i fundit për të në bankën e verdhekuqve. Di Francesco nuk i ka punët mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat