Më 21 maj Kosova do të mësojë kundërshtarët dhe grupin e ngjarjes historike për vendin tonë - kampionatit botëror të juniorëve në hendboll. Shorti do të tërhiqet në Pontevedra të Spanjës, njërin prej dy qyteteve ku mbahet botërori. Kosova U21 ka siguruar pjesëmarrjen në botëror për të shkruar histori. Kosova deri më tani nuk ka garuar në botëror në asnjë sport ekipor, me asnjë grupmoshë.
Hendbolli vazhdon të shkruajë kapituj të historisë.