Vështirë për vendaset - Bota Sot
Vështirë për vendaset

Hendboll

Vështirë për vendaset

Më: 14 maj 2019 Në ora: 15:47
Vështirë për vendaset

Të mërkurën (nesër) luhen gjysmëfinalet e dyta të plejofit edhe në Superligën e hendbollisteve. Nga ora 15:00 në Gjakovë takohen Shqiponja e Istogu, kurse një orë më vonë (16:00) luhet takimi Prishtina – Vushtrria. Ndeshjet e para janë fituar nga Istogu e Vushtrria që me fitore apo barazime në ndeshjet e të mërkurës kalojnë në finale.

Të shtunën, Istogu në Pejë fitoi ndaj Shqiponjës me rezultat 35:26, ndërsa Vushtrria të njëjtën ditë e mposhti Prishtinën me rezultat 26:19.

Kështu në ndeshjet e dyta Istogu e Vushtrria synojnë kalimin në finale, ndërsa Shqiponja e Prishtina të barazojnë rezultatin në 1:1 me ndeshje dhe të sigurojnë ndeshjet e treta e vendimtare.

Në stinorin e rregullt Istogu ishte i pari, i përcjellur nga Vushtrria, Prishtina e Shqiponja, që është kampion aktual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...