Lojtarja më e mirë e Kosovës, lajmërohet nga Spanja

Hendboll

Lojtarja më e mirë e Kosovës, lajmërohet nga Spanja

Nga: Kemajl Goca Më: 14 mars 2020 Në ora: 18:27
Lojtarja më e mirë e Kosovës, lajmërohet nga Spanja

Esma Muratoviq është shpallur hendbollistja më e mirë e Kosovës për vitin 2019 nga Federata e Hendbollit e Kosovës.

Ajo u largua nga istogu, kampion në fuqi dhe vazhdon karrierën në Spanjë, në klubin San Jose Obrero.

Esma nga Spanja flet shkurt për gazetën kombëtare “Bota sot” dhe tha se është futur në karantinë, duke i zbatuar rregullat e klubit dhe të qeverisë spanjolle.

“Jemi futur në karantinë, po i zbatojmë këshillat. Gjendja është e jashtëzakonshme”, tha Esma, e cila është nga Podgorica e Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat