Në fundjavë luhen ndeshjet e fundit të pjesës së parë të kampionatit!

Hendboll

Në fundjavë luhen ndeshjet e fundit të pjesës së parë të kampionatit!

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 11:37
Në fundjavë luhen ndeshjet e fundit të pjesës së parë të kampionatit

Në fundjavë luhen ndeshjet e fundit të pjesës së parë të kampionatit!

Të shtunën e të dielën janë ndeshjet e fundit e fazës së parë të kampionatit, përkatësisht pjesës së rregullt në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Pas javës së 18-të Superliga ndahet në Superligën A, ku gjashtë skuadrat e para i kanë edhe dhjetë xhiro, dhe në Superligën B, ku katër skuadrat e fundit i luajnë edhe gjashtë xhiro.

Të shtunën në kuadër të javës së 18-të janë ndeshjet Kastrioti – Besa Famgas (19:00), Vushtrria – Trepça (14:30) dhe Zhegra – Vëllaznimi (19:00). Ndërsa të dielën janë dy ndeshje: Prishtina – Drenica (17:00), Prizreni – Llapi (18:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat