Shatri apo talentja e madhe në Kombëtaren e Kosovës

Hendboll

Shatri apo talentja e madhe në Kombëtaren e Kosovës

Nga: K.G. Më: 9 mars 2021 Në ora: 13:30
Shatri apo talentja e madhe në Kombëtaren e Kosovës

Është prej talenteve më të mëdha në Kosovë dhe e gjatë 179 centimetra, që premton shumë. Është fjala për hendbollisten Yllka Shatri, anëtar e lideres së Kampionatit të Kosovës, Istogu, të cilën selektori Agron Shabani e ftoi në Kombëtare të Kosovës. Është pivote e fuqishme dhe luan me një teknikë të përsosur.  

“Ta përfaqësosh shtetin është nder dhe privilegj, ndërsa të jesh pjesë e kombëtares së shtetit është e arritura më e madhe në karrier për një sportist.

KHF Istogu njihet që në vazhdimësi prodhon lojtare të cilat mbrojnë ngjyrat e  kombëtares së Kosovës, së fundmi Yllka Shatri ka fituar besimin e selektorit Agron Shabani që e ftoj në kombëtaren ‘A’ të Kosovës për ndeshjet kualifikuese kundër Austrisë dhe Italisë.

Yllka Shatri është produkt i Akademisë së Hendbollit Istogu, e gjatë 179 centimetra dhe luan në pozitën e pivotemenes. 

Me skuadrën Istogase ka fituar gjithqka që mund të fitohet në hendbollin e Kosovës, titullin kampion të Kosovës U15, U17, kupën dhe titullin kampion të Kosovës për seniore dhe pjesë e skuadrës në sukseset në gara ndërkombëtare. 
Më herët ishte dhe pjesë e kombëtares U19, ndërsa te kombëtarja A do të t’iu bashkangjitet bashkëlojtareve të skuadres,

Albina Rugova, Suzana Ujkiq e Aurora Shehdadi.

Ndeshjet kualifikuese zhvillohen me 19/20 mars në kryeqytetin Austriak, Vjenë”, shkruan në faqen e KHF Istogu. Faruk Shala, trajner i Istogut, është krenar për Shatrin dhe e quan si pasuri kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat