Ahmet Hysenaj – Petrova ka vendosur që të organizojë në mënyrën më të mirë mundshme klubin e veteranëve Kastrioti në hendboll.
Ai tha se Ferizajt është qytet i traditës së hendbollit dhe i ka hije çdo organizim i këtij sportit.
“Bordi KH Kastrioti-Veteranët në mbledhjen e mbajtur me 17.03.2021 bazuar ne statutin e klubit dhe propozimet e kuvendit te klubit mbajtur me 10.02.2021 pos tjera mori edhe këto vendime me të cilat i njofton lojtarët e klubit dhe lojtarët e ardhshëm:
“Kuvendi do të zgjerohet edhe për katër anëtarë dhe klubi do t’i drejtohet FHK-së që të formoj e organizoj ligën e veteranëve të hendbollit të Kosovës”, ka shkruar mes të tjera Ahmet Hysenaj Petrova.