Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në histori të saj

Hendboll

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në histori të saj

Më: 28 prill 2021 Në ora: 14:25
Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në histori të saj

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të luajë sonte njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në histori të saj.

Djemtë tanë përballen me Malin e Zi, në kuadër të grupit tetë të fazës së dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022.

Fitorja e Kosovës do të dërgonte hendbollistët pranë ëndrrës për kualifikim në Evropian, që do të ishte arritje historike për një kombëtare ekipore.

Takimi luhet në ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Shkaku i pandemisë Covid 19, ndeshja zhvillohet pa praninë e shikuesve.

Pas katër ndeshjeve të luajtura, Kosova ndodhet e treta në grup me 3 pikë sa ka edhe Rumania e dyta. Suedia është e para me 6 pikë, kurse Mali i Zi ndodhet i fundit me 2 pikë nga tri ndeshje.

Dy të parat sigurojnë kualifikimin, kurse katër kombëtaret me më së shumti pikë nga vendet e treta të 8 grupeve, po ashtu kualifikohen në Evropian. Iu urojmë fat dhe suksese djemëve tanë, shkruan në faqen e Komitet Olimpik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat