Istogu superior ndaj Prishtinës, fiton Kupën e Kosovës 

Hendboll

Istogu superior ndaj Prishtinës, fiton Kupën e Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2021 Në ora: 18:37
Istogu superior ndaj Prishtinës, fiton Kupën e Kosovës 

Istogu është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll, në konkurrencën e femrave. 

Vashat e Istogut shënuan fitore me rezultat 31:23 (14.11) ndaj Prishtinës, në finalen që u zhvillua në palestrën e sportit në Istog.

Prishtina u angazhua maksimalisht por e kishte të vështirë ndaj Istogut me lojtare cilësore dhe që dëshmuan lojë shumë të mirë.

Image

Kapitenja Albina Rugova pranon Kupën e Kosovës nga Enis Idrizi, nënkryetar i FHK-së

Në periudhën e parë të lojës, rezultati 2:2, pastaj 9:9, 10:10 në minutën e 24-të. 

Në minutat e fundit të pjesës së parë, vijnë në shprehje cilësitë e Albina Rugovës, që bëri diferencën në tre gola (14:11). 

Në pjesën e dytë Istogu luante me qetësi përmes hendbollisteve Suzana Ujkiq (4), lojtare me përvojë e cila i jepte siguri mbrojtjes, me Rugovën e papërmbajtshme (7 gola), Esma Muratoviq (7 gola), Tina Hetemi (4), Natalia Millatoviq (4), sidomos portierja Blerta Ahmetxhekaj, që ka bërë disa pritje të mira në finale.  Po ashtu lojë të mirë treguan edhe Yllka Shatri, Pranvera Ferataj, Adelina Berisha, Keta Venetsky, Alberina Halitaj, Doresa Rugova, Erza Tafilaj, portierja Aurora Shehdadi etj.

Image

Në minutën e 42-të, Istogu shkëputet në epërsi me gola (22:16), ndërsa Prishtina me gjithë angazhimin assesi që të përmbys rezultatin. Ivana Bojoviq, Aida Stagoviq u përpoqën maksimalisht por assesi që të shkrijnë epërsinë e Istogut.

KHF Istogu shënoi fitore bindëse me rezultat 31:23.  Esma Muratoviq fiton fiton çmimin kryesor, shënuesja më e mirë. 

Kryetrajneri Faruk Shala është i kënaqur me vashat e tij, me angazhim dhe lojë, gjithsesi me Istogun që fituan Kupën e Kosovës!  Shala ballëlart dhe sipas tij, fiton kur të do dhe me sa do diferencë, sikur dje ndaj Vushtrrisë (30:21).

Istogu deri me tash tri herë ka fituar Kupën e Kosovës, në vitin 2017/2018, 2018/2019 dhe 2020/2021. Me një fjalë, Istogu shpëton sezonin.

Istogu - Prishtina 31:23 (14:11)
Istogu: Shatri 1, Venetski, Milatoviq 4, Hetemi 4, Ujkiq 4, Ahmetxhekaj, Shehdadi, Tafilaj 1, Rexhaj, Muratoviq 7, Blakaj, Rugova 7, Berisha 1, Halitaj 1, Ferataj 1, D. Rugova
Prishtina: Uka, Krasniqi, Bojoviq 5, Ipçi 6, Maloku, Mehmeti, Behluli, Kongjeli, Stagova 5, Shala, Kaba, Prapashtica 2, Preniqi, Keita 3, Nivokazi 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat