E mahnitshme, katër motra sportiste në një klub të Kosovës

Hendboll

E mahnitshme, katër motra sportiste në një klub të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 25 maj 2021 Në ora: 20:23
Nga e majta Shkurtja, Arjola, Mirjeta dhe Marigona

Mrekulli e rrallë! Katër motra sportiste në një klub të Kosovës! E ku tjetër përpos në tempullin e hendbollit në Ferizaj! 

Motrat Dinolli pjesë e klubit të hendbollit Ferizaj, kampione e Kosovës në edicionin 2019-2020.

Dy portiere e dy hendbolliste, e mahnitshme.

Kryetari i klubit Ferizaj, Xhavit Morina, tha se janë lojtare shumë të talentuara dhe po e japin maksimumin te pionieret. 
Motrat Marigona, Mirjeta, Shkurtja dhe Ariola Dinolli. 
Marigona dhe Shkurta janë portiere.

Shkurtja është ndër portierët më të mira, ndërsa Mirjeta ndër lojtaret më të mirat në Kosovë.

Me këto lojtare të reja punon trajneri Granit Sahiti, ish hendbollist i spikatur. 

“Afër 40 lojtare të reja nga mosha 12 deri në 16 vjet i kemi në klub”, thotë Morina për gazetën kombëtare “Bota sot”. Në KHF Ferizaj punohet me përkushtim, me synim që të krijojnë një bazë të fuqishme për të ardhmen. 

Motrat Dinolli asnjëherë nuk mungojnë në stërvitje, punojnë me zell të shtuar për t'u përsosur në çdo aspekt në teknikën e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat