Qemail Dylatahu - veprimtar i shquar sportiv në Gjeneratën e Republikës 

Hendboll

Qemail Dylatahu - veprimtar i shquar sportiv në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 26 maj 2021 Në ora: 19:52
Qemail Dylatahu - veprimtar i shquar sportiv në Gjeneratën e Republikës 

Pa veprimtarë sportivë edhe sporti nuk do të ishte i fuqishëm në vitet e 90-ta (1991-1999). 

Të gjithë u mobilizuan deri në pikën e fundit, organizuan garat e Kampionatit të pavarur të Republikës së Kosovës dhe iu kundërvunë fuqishëm okupatorit serb. 

Qemail Dylatahu i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë prej veprimtarëve më të dalluar në komunitetin e hendbollit të Kosovës.

Një personalitet i shquar jo vetëm në Gjakovë por kudo në Kosovë, i guximshëm dhe veprues në situata të nxehta në vitet e 90-ta.

Në asnjë mënyrë nuk u zmbraps nga qëllimet e tija, por gjithmonë këmbëngulës dhe kundërshtues i padrejtësive, sidomos i bëri rezistencë të fuqishme regjimit serb.

Dylatahu kontribui shumë si anëtar i Federatës së Hendbollit të Kosovës, po ashtu edhe në kryesi të klubit me renome Vëllaznimi nga Gjakova dhe kudo që e kërkonte nevoja. 

Në vitet e okupimit, një kohë ka qenë edhe anëtar i Komisionit të Garave të FHK-së. 

Një punëtor i shquar, respektues i rregullave dhe parimorë me të gjithë.  

Sot është i lumtur, që së bashku me mijëra sportistë sakrifikuan shumë në vitet e 90-ta, ashtu si munden në bazë të mundësive, e mbajtën gjallë hendbollin dhe sportin në përgjithësi. 

Duhet kujtuar se Dylatahu përveç që ka qenë hendbollist e gjyqtar i hendbollit, edhe delegat dhe në vitet e pasluftës edhe anëtar i bordit të FHK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat