Nebi Jashari - veprimtar sportiv në Gjeneratën e Republikës 

Hendboll

Nebi Jashari - veprimtar sportiv në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 29 qershor 2021 Në ora: 17:57
Nebi Jashari - veprimtar sportiv në Gjeneratën e Republikës 

Vitet e 90-ta (1991-1999), ishin vitet më të rënda për popullin shqiptar të Kosovës, u ballafaqua me terrorin e paparë të regjimit serb.

Sportistët shqiptarë, në rrethana e kushte të vështira, sipas mundësive i organizuan aktivitetet sportive në fusha dhe salla të improvizuara, pasi që stadiumet dhe palestrat sportive, u uzurpuan nga pushtuesi serb.

Nebi Jashari i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë veprimtar i shquar i hendbollit. 

Ai dha kontribut të çmuar në këtë sport, sidomos në klubin me renome të hendbollit Kastrioti (meshkuj).Jashari ka qenë pjesë e kryesisë së KH Kastritotit.

Jashari, si të gjithë veprimtarët dhe sportistët, ishte halë në sy për regjimin serb.

Jashari ka dhënë kontribut edhe financiar për hendbollin, të cilit asnjëherë nuk iu tremb qerpiku i syrit nga kërcënimet e pushtuesit serb.

Sot është krenar që sportistët tanë lozin në stadiume dhe palestra sportive, të ndërtuar me djersën e shqiptarëve, po ashtu që garojnë edhe në garat zyrtare ndërkombëtare. 

Jasharit si sot i kujtohet edhe ndeshja e parë e Kampionatit të parë të pavarur të Kosovës, që nisi me 12 tetor të vitit 1991, ku një herë e përgjithmonë i ndanë rrugët me klubet ish jugosllave dhe serbe.

Në ditët më të vështira, rreziqe kudo, por secili veproi me zemër të madhe dhe guxim, duke iu kundërvu milicisë së pushtuesit serb, kësisoj e mbajtën gjallë sportin.

Duhet theksuar se Jashari ka qenë më tepër i angazhuar në kohën e viteve të 80-ta, kur ish Borci i Ferizajt bënte gara në Ligen I dhe II të ish Jugosllavisë, kur edhe ishte kryetar i Ligës II të jugut. Më vonë e themeluam edhe KH IMK-Çeliku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat