Kosova vazhdon përgatitjet për Evropianin

Hendboll

Kosova vazhdon përgatitjet për Evropianin

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 12:34
Kosova vazhdon përgatitjet për Evropianin

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll po vazhdon përgatitjet për Evropianin që më 10 korrik fillon në Shkup.

Nën udhëheqjen e selektorit Agron Shabani dhe trajnerit të kësaj grupmoshe, Faruk Shala, hendbollistet e reja po ushtrojnë në palestrën në Istog.

Sot hendbollistet i ka vizituar sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci.

Ai u ka dëshiruar punë të mbarë lojtareve, duke kërkuar prej tyre angazhim maksimal për ta prezantuar Kombëtaren me dinjitet.

Të hënën e të martën Kombëtarja luan ndeshje stërvitore me Bullgarinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat