Esma Muratoviq: Po përgatitemi maksimalisht për Prishtinën 

Hendboll

Esma Muratoviq: Po përgatitemi maksimalisht për Prishtinën 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shtator 2021 Në ora: 13:17
Esma Muratoviq: Po përgatitemi maksimalisht për Prishtinën 

Fituesja e Kupës së Kosovës, Istogu, nuk sheh asnjë rezultat tjetër përveç fitores kundër Prishtinës, në derbin e javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Istogu luan para shikuesve të vet dhe synon fitoren e dytë rresht.

Hendbollistja boshnjake, Esma Muratoviq, tha se me Istogun janë shumë mirë të përgatitura dhe me padurim e presin këtë përballje. 

Muratoviq premton maksimumin dhe fitoren e dytë rresht për Istogun.  

“Ne kemi ndryshime në ekip, kemi shumë lojtare të reja, por gjithçka po funksionon siç duhet dhe në mënyrën më të mirë. 

Atmosfera në klub është e mrekullueshme, ne po bëjmë më të mirën, dhe po përgatitemi maksimalisht për Prishtinën. 

Ne e respektojmë kundërshtaren dhe e presim me padurim ndeshjen në sallën tonë. Ne do të japim maksimumin”, thotë Muratoviq për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Istogu ka shënuar fitore në hapje të kampionatit, me rezultat 46:7 ndaj Dritës nga Gjilani. Istogu kryeson me 2 pikë, duke lënë pas Vushtrrinë 2, Kastriotin 2, Prishtinën 2, Ferizajn 2, Samadrexhën me 2 pikë etj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat