Derbi në Ferizaj dhe në Gjakovë

Hendboll

Derbi në Ferizaj dhe në Gjakovë

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 19:37
Derbi në Ferizaj dhe në Gjakovë

Edhe java e dytë e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), njëjtë si e para, do të ofrojë ndeshje të mira e me rivalitet.

Ndeshjet e javës së dytë janë në fundjavë. Derisa kampionia, Besa Famgas, është favorite e madhe ndaj Rahovecit, ndeshje e fortë pritet në Ferizaj ku takohen dy skuadrat me traditë, Kastrioti e Trepça.

Këto dy ndeshje janë të shtunën prej orës 18:00. Në xhiron e parë fitore kanë shënuar të gjitha këto katër skuadra.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo që zhvillohet në Podujevë nga ora 19:00, të shtunën. Takohen Llapi e Deçani, dy skuadra me pretendime për stabilitet në elitë.

Të dielën janë dy ndeshje tjera, ndërsa vëmendja do të jetë në Gjakovë ku takohen Vëllaznimi e Prishtina. Kjo ndeshje fillon në ora 17:30. Prej orës 17:00 luhet takimi Zhegra – Drenica. Ky takim luhet në Drenas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat