Berisha 9 pritje, Tahirukaj 7 gola - Kreuzlingeni kthehet te fitorja

Hendboll

Berisha 9 pritje, Tahirukaj 7 gola - Kreuzlingeni kthehet te fitorja

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 00:34
Berisha 9 pritje, Tahirukaj 7 gola – Kreuzlingeni kthehet te fitorja

Kreuzlingeni, ku paraqiten katër reprezentues të Kosovës, i është kthyer fitores në Ligën B të Zvicrës. Të shtunën mbrëma, Kreuzlingeni fitoi 35:28 ndaj skuadrës BSV Stans.

Portieri Haris Berisha ka bërë 9 pritje në kët takim. Ai ndali 33 për qind të gjuajtjve. U dallua majtaku Drenit Tahirukaj, që shënoi 7 gola nga 10 tentime. Bujar Ramosaj i kishte 3 gola nga 3 tentime kurse kapiteni Valon Dedaj shënoi 3 gola nga 5 tentime.

Pashke Marku shënoi 6 gola nga 10 tentime për Kreuzlingenin që garon në elitën zvicerane. Skuadra e Markut humbi 30:18 nga Bruehl.

Në Ligën B të Suedisë, Leonard Gegaj shënoi 3 gola për Karran, që humbi 30:24 nga Skanela.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat