Serbët e Banjallukës ia kanë frikën Besës

Hendboll

Serbët e Banjallukës ia kanë frikën Besës

Nga: Kemajl Goca Më: 5 tetor 2021 Në ora: 19:12
Serbët e Banjallukës ia kanë frikën Besës

Ashtu si në edicionin e kaluar edhe në këtë edicion do të ndeshen në Kupën e Evropës në hendboll (meshkujt), kampioni i Kosovës, Besa Famgas nga Peja dhe Borci i Banjallukës, skuadër nga Republika Srpska e cila garon në Kampionatin e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Si zakonisht, mediat e Banjallukës provokojnë, siç është “Mondo.ba’. duke shkarravitur se “shorti donte që të kishin rival një përfaqësues nga e ashtuquajtura Kosova, ekipi i Besa Famgas”. Serbët e Banjallukës ia kanë frikën Besës.

Ndryshe nga viti i kaluar, ndeshja e parë këtë herë luhet në Banjallukë, me 17 tetor dhe ndeshja e kthimit është shtatë ditë më vonë në Pejë.

"Ata janë një ekip shumë me përvojë dhe cilësore, e cila ka lojtarë vërtet të mirë”, tha mes të tjera drejtori i klubit të Borcit, Vladimir  Brankoviq.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat