Berisha kritikon ashpër Vushtrrinë për debaklin në Zvicër

Hendboll

Berisha kritikon ashpër Vushtrrinë për debaklin në Zvicër

Nga: K.Goca Më: 19 tetor 2021 Në ora: 17:58
Berisha kritikon ashpër Vushtrrinë për debaklin në Zvicër

Ish hendbollisti i gjeneratës së artë, Dervish Berisha, nuk po beson ende se çfarë po ngjan me hendbollin femëror në Kosovë, sidomos me kampionen e Kosovës, Vushtrria, e cila pësoi debakël në Zvicër, duke u mposhtur me 41:6 në ndeshjen e dytë nga Eagle Spono po ashtu edhe në takimin e parë me 42:14.

Vushtrria eliminohet nga garat e Kupës së Evropës, por që la një shije shumë të keqe për nga rezultati dhe loja në fushë.     

“Kjo që na ndodhe neve në Kosovë është e pakuptimtë, s’di si ndihet ekipi kampion i Kosovës me humb me rezultat katastrofë, ku mbeti hendbolli i viteve nga 1976 deri në vitin 90-të, ku kishte cilësi e moral sportiv, rezultate të mira. 

Kosova është mësuar me këto rezultate, se nuk është i pari me këtë humbje basketbollit dhe tepër është por siç thotë një fjalë popullore: Çdo çudi zgjat tri ditë dhe harrohen të gjitha, fillojnë fotot. lavdet që vërtet mendojnë që i mashtrojnë njohësit e hendbollit.

Jo, jo, jo sepse ai i cili e njeh hendbollin e ka të qartë se Superliga e Kosovës është veç thënie po emër sepse asgjë nuk ka të bëj me Super.

Andaj, si kuptoj humbjet e tilla që vetëm mi mbajt topin lojë pasive pa shënuar fare nuk ka mundësi mu shënuar aq shumë gola.

Federata e Hendbollit edhe ju shumë po lëvdoheni e askund nuk jeni me rezultate nd[rkomb[tare dhe e keni harru qe Kosova luan hendboll që 70 vjet e Zvicra, Belgjika, Holanda, Luksemburgu shumë vonë kanë filluar mu ngrit kualitet, që do të thotë vet isha pjesë e hendbollit belg nga viti 1991/2001 dhe askund s’ka qenë kurse tani ne humbim nga këto shtete me rezultate katastrofë e të pafalshme dhe është për ndëshkim të përgjithshëm . E di që ju djeg në Kosove kritika por ky është realiteti”, komenton Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat