Media boshnjake i jep jehonë: Besa përmbushi premtimin, skuadra nga Kosova kaloi Borcin në Evropë

Hendboll

Media boshnjake i jep jehonë: Besa përmbushi premtimin, skuadra nga Kosova kaloi Borcin në Evropë

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2021 Në ora: 21:52
Media boshnjake i jep jehonë: Besa përmbushi premtimin, skuadra nga Kosova kaloi Borcin në Evropë

Media boshnjake “Osllobogjenje’ i jep jehonë fitores së kampionit të Kosovës, Besa Famgas, ndaj ekipit nga Republika Srpska, Borci nga Banjalluka.  

“Besa përmbushi premtimin, skuadra nga Kosova e kaloi Borcin dhe kualifikohet në raundin e tretë të Kupës së Evropës.

Hendbollistët e Borcit të Banjallukës u eliminuan në xhiron e dytë të Kupës së Evropës nga ekipi i Kosovës, Besa Famgas, e cila fitoi ndeshjen e kthimit me rezultat 29:22 dhe kështu kaloi më tej me rezultat të përgjithshëm 54:50.

Borci e zgjidhi ndeshjen e parë në favor të tij me rezultatin 28:25, të cilin nuk arriti ta shpëtojë në Kosovë, kështu që Besa shkoi më tej. Gjuka me shtatë gola udhëhoqi vendasit drejt fitores vendasit, ndërsa gjashtë gola i realizoi Nikolla Prçe, kurse Terziqi dhe Jupa e përfunduan ndeshjen me nga katër gola.

Portieri Mehmeti priti 11 gjuajtje dhe Luzha 1”, shkruan mes të tjera media boshnjake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat