Fitorja e dytë rresht për Deçanin

Hendboll

Fitorja e dytë rresht për Deçanin

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 11:08
Fitorja e dytë rresht për Deçanin

Deçani ka shënuar edhe një fitore në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Në kuadër të javës së shtatë, Deçani të martën mbrëma e mposhti Drenicën me rezultat 44:30. 22:17 ishte rezultati pas pjesës së parë.
Në xhiron e kaluar Deçani fitoi si mysafir ndaj Zhegrës.

Tani i ka 4 pikë nga shtatë ndeshje dhe mban vendin e tetë.

Drenica mbetet e parafundit (e nënta) me 2 pikë.

Drilon Tahirukaj i shënoi 14 gola për Deçanin. 9 gola i realizoi Mirsad Jashari, kurse 7 i kishte Ilir Thaqi. Petrit Zekaj me 8 gola dhe Endrit Hamza me 7 u shquan me efikasitet te Drenica.

Ndeshjet tjera të xhiros së shtatë luhen më vonë këtë javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat