Dijana me ekipin e saj po shkëlqejnë në elitën franceze

Hendboll

Dijana me ekipin e saj po shkëlqejnë në elitën franceze

Nga: Kemajl Goca Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 23:00
Dijana me ekipin e saj po shkëlqejnë në elitën franceze

Hendbollistja shqiptare, Dijana Ujkiq, me ekipin Bourg De Peage, po shkëlqejnë në Kampionatin e Francës.

Vashat e Bourg De Peage shënuan fitore me rezultat 34:20 (19:12) ndaj Toulon, në ndeshjen e javës së 8-të.
Bourg De Peage ka shënuar 7 fitore e pësuar vetëm 1 humbje për 8 ndeshje. 

Dijana tregoi lojë të mirë, duke shënuar dy gola.

Image

Shqiptarja e Tuzit, është në formën më të mirë dhe me ekipin e saj po mahnitin të gjithë. 

Bourg De Peage renditet në vend të dytë me 22 pikë e ka dy me pak se liderja Metz. 

Dijana me ekipin e saj përgatiten për sfidën e radhës në udhëtim, kundër Celles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat