Dijana Ujkiq ndez tifozët, kualifikohen në të tetën e finales së Kupës së Francës 

Hendboll

Dijana Ujkiq ndez tifozët, kualifikohen në të tetën e finales së Kupës së Francës 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 19:17
Dijana Ujkiq ndez tifozët, kualifikohen në të tetën e finales së Kupës së Francës 

Hendbollistja më e mirë shqiptare, Dijana Ujkiq, me ekipin e saj, Bourg De Peage, kualifikohen në të tetën e finales së Kupës së Francës. 

Bourg De Peage është në formën më të mirë, si në kampionat po ashtu edhe për Kupë. 

Ky ekip ngadhënjeu me rezultat 31:24 (17:11) ndaj Dijonit, në ndeshjen e të 16-ës së finales.

Image

Në pjesën e parë ishin në epërsi me 6 gola (17:11), dhe e thelluan atë në shtatë sosh në fund të sfidës.

Dijana tregoi lojë shumë të mirë, duke shënuar dy gola, sidomos goli i parë i saj nga një pozicion interesant, mënyra si godet me stil, ndezi tifozët në palestër.

Image

Dijana mori duartrokitje të zjarrta e cila gjithnjë e më shumë po bëhet e dashur për tifozët e kësaj ekipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat