Jupa: Jemi të dëshpëruar 

Hendboll

Jupa: Jemi të dëshpëruar 

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 23:22
Jupa: Jemi të dëshpëruar 

Besa Famgas nga Peja, kampion në fuqi i Kosovës, sonte ishte e pafat, duke u eliminuar nga garat Evropiane në hendboll.

Skuadra rumune Potaissa Turdas ngadhënjeu me rezultat 29:26, duke e përmbysur humbjen në Pejë me 30:28. 

“Dhamë maksimumin, luftuam për çdo top, por mungoj koncentrimi në çastet vendimtare. Jemi të dëshpëruar sepse meritonim më shumë.

Gjithsesi dëshmuam që kemi skuadër kompetitive për Evropë”, thotë pivoti Kastriot Jupa. 

U eliminua për një gol nga Kupa Evropiane, por dëshmoi se i takon nivelit serioz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat