Thyhet makina e vidhen gjërat e gazetarëve 

Hendboll

Thyhet makina e vidhen gjërat e gazetarëve 

Nga: K.Goca Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 14:35
Thyhet makina e vidhen gjërat e gazetarëve 

Përfaqësues të mediave kroate janë grabitur në qytetin spanjoll Torrevieja, ku po mbahet Kampionati Botëror i hendbollit për femra.

Persona të panjohur kanë hyrë në makinën e tyre nga ora 18:10 deri në orën 19:50, të cilët nuk ishin të shqetësuar nga fakti që makina ishte e parkuar para hotelit, “në sy” të recepsionit dhe në mes të ditës.

“Ka kamera vëzhgimi, por në to nuk shihet asgjë. Në tavolinën e pritjes, ata thanë se nuk panë ose nuk dëgjuan asgjë, edhe kur binte alarmi. Makina nuk kishte asnjë etiketë shtypi, pajisjet ishin në bagazh, kështu që ata padyshim që na ndiqnin dhe e dinin saktësisht se çfarë donin”, - tha gazetari i RTL-së, Boris Joviçiç kompania televizive e të cilit ka të drejtën për të transmetuar kampionatin.

Ai shtoi se vlera e pajisjeve të vjedhura ka vlerën 15.000 deri në 20.000 euro. Sigurisht, menjëherë pasi morën vesh për grabitjen, thirrën policinë, por...

Torrevieja është një nga qendrat turistike më të famshme në Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat