Festim Mustafa, shënuesi më i mirë në elitë: Ndihem mirë, synojmë rezultate

Hendboll

Festim Mustafa, shënuesi më i mirë në elitë: Ndihem mirë, synojmë rezultate

Nga: Kemajl Goca Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 19:01
Festim Mustafa, shënuesi më i mirë në elitë: Ndihem mirë, synojmë rezultate

Në krye të listës së shënuesve është lojtari i skuadrës me renome të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj.
Është fjala për hendbollistin Festim Mustafa, i cili luan në pozitën bek i majtë dhe është anëtar i Kombëtares së Kosovës.

Mustafa udhëheq listën e shënuesve me 112 gola, me 9 gola më shumë se Drilon Tahirukaj i Deçanit.

Është prej hendbollistëve që ka teknikë të jashtëzakonshme dhe prej  më të mirëve në Kosovë.
Mustafa është i lumtur që i prin listës së shënuesve.

“Sigurisht që ndihem mirë, si çdo lojtar besoj, për çdo arritje i falënderohem edhe skuadrës për ndihmën. 

Shpresoj që të vazhdojë me këtë ritëm gjatë gjithë sezonit dhe të arrij sa më shumë suksese!”, thotë Mustafa për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Kastrioti aktualisht është në vend të pestë me 12 pikë apo me 6 fitore e 6 humbje për 12 javë të zhvilluara në Superligën e Kosovës.

Si e sheh Kastriotin në vazhdim të kampionatit?

“Ne me shokët e skuadrës dhe trajnerin do të japim më të mirën për t’u renditur sa me lart në tabelë, të shohim si do te rrjedhin gjërat në ndeshjet e ardhshme”, përfundon Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat