Esma Muratoviç paralajmëron për Istogun

Hendboll

Esma Muratoviç paralajmëron për Istogun

Nga: Kemajl Goca Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 18:43
Esma Muratoviç paralajmëron për Istogun

Hendbollistja boshnjake me prejardhje nga Mali i Zi, Esma Muratoviç, është truri i ekipit të kampiones vjeshtore, Istogu.

Ajo përveç si lojtare e dëshmuar punon edhe me akademinë e hendbollit femëror.

Esma është e kënaqur me kushtet dhe rezultatet, ku Istogu për 11 ndeshje ka po aq fitore dhe përfundon në pozitën e parë gjatë vjeshtës, me gjithsej 22 pikë.

Esma paralajmëron edhe përforcime për ekipin e Istogut.

“Gjithçka është e mrekullueshme në klub.

Kemi pasur një gjysmësezon të mirë dhe duam të vazhdojmë kështu…

Ne patjetër do të kemi disa përforcime të tjera në klub për gjysmën e dytë të sezonit”, tha Esma për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat