Istogu ia kthen Prishtinës: Ky konkludim i juaj është joprofesional 

Hendboll

Istogu ia kthen Prishtinës: Ky konkludim i juaj është joprofesional 

Nga: K.G. Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 19:29
Istogu ia kthen Prishtinës: Ky konkludim i juaj është joprofesional 

Istogut iu është lënduar hendbollistja më e mirë, Albina Rugova. Lëndimi i saj ndodhi në përballje me Prishtinën, e cila u zhvillua të shtunën që e lamë pas! Skuadra e Istogut, lidere e Superligës së Kosovës, e mposhti Prishtinën me rezultat 34:29.

Istogu i ka reaguar kryeqytetasve, duke shkruar se konkludim i tyre është joprofesional.

Letra e Istogut u sigurua nga një zyrtar i FHK-së, se si kanë reaguar ata ndaj Prishtinës.

“Për: KHF Prishtina

Komisarin e garave të FHK-së, z. Istref Sadriu

Faqja zyrtare e KHF Prishtinës sot ka dal me një deklaratë ku thuhet që KHF Istogu akuzon hendbollistën e Prishtinës Aida Stagova që qëllimisht e ka lënduar hendbollistën e Istogut Albina Rugova.

Ne duam të ju informojmë që asnjëherë në asnjë rast nuk e kemi akuzuar hendbollisten Aida Stagova për ndërhyrje të qëllimt, përkundrazi ne si klub kemi respekt për hendbollisten në fjalë, qoftë si hendbolliste cilësore e përfaqësueses së Kosovës gjithashtu edhe për sjellje shembullore si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj.

Ne konsiderojmë që lëndimet janë pjesë e sportit dhe ato ndodhin në një mënyrë apo në tjetrën. 

Ne mendojmë se është i dhimbshëm lëndimi i hendbollistes së Istogut dhe përfaqësueses së  Kosovës Albina Rugova, ashtu siç ka qenë i dhimbshëm edhe lëndimi i Shkurta Mehmetit, po ashtu reprezentuse, ku apsotrofohet edhe ish hendbollistja jonë Suzana Ujkiq, sepse me mungesën e tyre në parket ka humb në përgjithësi hendbolli kosovar.

Ne nuk e kemi vlerësuar si ndërhyrje sepse nuk jemi ne ata që vlerësojmë, këtë e kanë bërë gjyqtarët e ndeshjes të cilët në këtë rast kanë akorduar 7m dhe dy minuta përjashtim për hendbollistën e Prishtinës, duke e vlerësuar si ndërhyrje të pa lejueshme.

Ajo çka ne kemi thënë është se si pasojë e kësaj ndërhyrje është lënduar rëndë hendbollistja jonë Albina Rugova sepse kjo është e vërtetë dhe ne nuk mundemi ta quajmë ndryshe, edhe video e publikuar është e plotë, ne kemi paraqitur lëndimin si ka ndodh si çdo klub tjetër profesional në Evropë.

KHF Istogu nuk mendon që një hendbolliste qëllimisht e lëndon një hendbolliste tjetër, e aq më pak Aida Stagova një hendbolliste më shumë përvojë, me sjellje korrekte si ndaj klubit ashtu dhe ndaj hendbollisteve tona.

Ky konkludim i juaj është joprofesional që tregon se autori i deklaratës në faqen zyrtare të KHF Prishtinës ka pasur problem me të kuptuarit e drejtë të tekstit që është shkruar,  gjë kjo që tregon jo profesionalizëm të theksuar.

Na vjen shumë keq për stafin, trajnerët dhe hendbollistet e Prishtinës, që nuk besojmë që mendojnë ashtu si është deklaruar në rrjete sociale autori i kësaj deklarate”,  ka reaguar Bordi udhëheqës i KHF Istogut,  reagim që iu dërgua Komisarit të FHK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat