Aliu: Ndarja e Xhemail Kasumit nga jeta është humbje për Ferizajn 

Hendboll

Aliu: Ndarja e Xhemail Kasumit nga jeta është humbje për Ferizajn 

Më: 4 mars 2022 Në ora: 20:06
Aliu: Ndarja e Xhemail Kasumit nga jeta është humbje për Ferizajn 

Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare ish hendbollisti Xhemail Kasumi. Vdelja e tij ka pikëlluar komunitetin e hendbollit e më gjerë.

Me pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish drejtorit të Shkollës së Mesme dhe Shkollës së Lartë Teknike, veteranit të arsimit, ish kryetarit të Klubit të Hendbollit "Kastrioti" në Ferizaj, Xhemail Kasumi.

Me këtë rast, përmes telegramit, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes telegramit, ngushëllon familjen Kasumi, kolegët, miqtë e të njohurit e të ndjerit.

"Me pikëllim mora lajmin se kësaj bote i dha lamtumirën e fundit, një personalitet i rrallë, veprimtari kombëtar, veterani i arsimit, drejtuesi i institucioneve shkollore, drejtues i klubit të hendbollit në Ferizaj, profesori i respektuar, Xhemail Kasumi.

Ndarja e tij nga jeta është humbje për Ferizajn, familjen dhe të gjithë që e njohën dhe patën rastin të punojnë me të ndjerin. Ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Kasumi, kolegëve, miqve e të njohurve të të ndjerit. Qoftë i parajsës, shpirti i tij" - mbyllet telegrami i ngushëllimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat