KHF Ferizaj organizon Kupën e Kosovës: Të kultivojmë vlerat e njeriut që bëri shumë, Ahmet Petrova

Hendboll

KHF Ferizaj organizon Kupën e Kosovës: Të kultivojmë vlerat e njeriut që bëri shumë, Ahmet Petrova

Nga: K.G. Më: 31 mars 2022 Në ora: 13:14
KHF Ferizaj organizon Kupën e Kosovës: Të kultivojmë vlerat e njeriut që bëri shumë, Ahmet Petrova

Ahmet Petrova - Hysenaj, ndërroi jetë me 4 shkurt të këtij viti, por kontributi i tij me dekada është motiv shtesë për klubin e hendbollit Ferizaj (femrat), me kryetar Xhavit Morina.

Ferizaj përkatësisht palestra “Bill Clinton” është mikpritëse e Kupës së Kosovës pikërisht me 14-15 maj.

 “Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës, organizimin e Kupës së Republikës, apo, siç njihet ndryshe "Final Four", ia beson KHF Ferizaj. 

Kjo ngjarje e madhe sportive e këtij niveli, ndodh për herë të parë në qytetin tonë.

"Final Four", mbahet me datën 14 dhe 15.maj.2022.

Ekipet që marrin pjesë në gjysmëfinale;

Kategoria e meshkujve: KH Besa Famgas - KH Prishtina; KH Deçani - KH Kastrioti/

Kategoria e femrave: KHF Istogu - KHF Prishtina; KHF Vushtrria - KHF Ferizaj.

Motivi ynë si klub, në organizimin e kësaj ngjarje të madhe sportive, është të kujtojmë dhe të kultivojmë vlerat e njeriut që bëri shumë për hendbollin ferizajas dhe më gjerë, kryetarin tashmë të ndjerë Ahmet Hysenaj – Petrova”, shkruan në faqen e KHF Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat