Vdekja misterioze e sportistit në Shkup! Çfarë shkruan media kroate?

Hendboll

Vdekja misterioze e sportistit në Shkup! Çfarë shkruan media kroate?

Nga: K. Goca Më: 8 prill 2022 Në ora: 18:50
Denis Tot

Vdekja e hendbollistit kroat, Denis Tot, tronditi opinionin sportiv dhe ka reagime të ndryshme në lidhje me këtë rast. 

Informacionet e para bëjnë me dije se ai mori pjesë në një përleshje, por në anën tjetër raportohet se në trupin e tij nuk ka pasur dhunë fizike në momentin që ai u pranua në klinikën në Shkup.

“Sot pasdite janë bërë të ditura detaje nga Qendra Shëndetësore në Shkup, ku edhe sot vdiq sportisti.
Kur ekipi i ambulancës ka mbërritur herët në mëngjes dje, për të ndërhyrë, ai ka qenë i shtrirë para disko “Privilege” dhe fytyra e tij ishte e mavijosur. Nuk kishte shenja të dukshme dhune dhe mjekët konstatuan për puls të dobët”,
thuhet për mediumin për “Nova Tv”.

Denis Tot, 27 vjeç, vdiq të premten në një spital të Shkupit. 

“Na la shumë shpejt, i dashur, prehu në paqe. Asgjë nuk do të jetë e njëjtë pa ty”, - ka shkruar vëllai i tij i vogël Borisi.

“Ende nuk janë sqaruar rrethanat, informacionet e para kanë qenë për një sulm fizik që i ka shkaktuar lëndime të rënda, të cilin nga spitali i Shkupit e kanë mohuar duke thënë se bëhet fjalë për arrest kardiak”, shkruan media kroate “24 sata”. 

“Ajo që është e çuditshme në gjithë këtë histori, se nuk kishte asnjë shenjë dhune. Ai është sjellë në klinikën tonë në gjendje kritike dhe zemra nuk i rrihte”, - tha drejtoresha e spitalit në Shkup, Maja Mojsova.

Një burim nga spitali i Shkupit ka konfirmuar se në një lokal nate ka ndodhur një sulm fizik.

“E kanë goditur me boks të hekurit, por edhe me shkopinj. Ai kishte fraktura të shumta në të gjithë trupin”, shkruan më tej. Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka lëshuar një komunikatë, duke thënë se rasti po hetohet.

Tot te Buteli kaloi nga skuadra nga Ohri. Në vitet e kaluara ka luajtur edhe për Ademar Leon në Spanjë, në Austri dhe disa skuadra të tjera kroate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat