Fitore bindëse e Deçanit në ndeshjen e fundit të Superligës B

Hendboll

Fitore bindëse e Deçanit në ndeshjen e fundit të Superligës B

Më: 17 prill 2022 Në ora: 11:12
Fitore bindëse e Deçanit në ndeshjen e fundit të Superligës B

Ka përfunduar gara në Superligën B të Kosovës në hendboll. Deçani ka shënuar tjetër fitore bindëse. E ka mposhtur Drenicën me rezultat 48:15.

Fatlind Mazrekaj e Albion Loshaj shënuan nga 8 gola për Deçanin.

Bleart Zariqi shënoi 5 gola për Drenicën.
Deçani e përmbyllë kampionatin në vendin e parë të Superligës B me 26 pikë. Llapi është i dyti, ndërsa Drenica e treta me 6 pikë.

Drenica luan ndeshje të plejautit me të dytin e Ligës së Parë për një vend në Superligë në edicionin e ardhshëm. Nga Superliga është larguar Zhegra, vendin e së cilës e zë Vushtrria.

Deçani megjithatë nuk e përfundon garimin për këtë edicion. Muajin e ardhshëm luan në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat