Lojtarja maqedonase në moshën 38-vjeçare, një kërcënim për ekipet rivale në Kosovë 

Hendboll

Lojtarja maqedonase në moshën 38-vjeçare, një kërcënim për ekipet rivale në Kosovë 

Nga: K. G. Më: 16 qershor 2022 Në ora: 15:53
Lojtarja maqedonase në moshën 38-vjeçare, një kërcënim për ekipet rivale në Kosovë 

Meri Giçeva nuk e ka ndërmend të dorëzohet, premton të jap edhe më shumë, të shënojë gola.

Edhe pse në moshë 38-vjeçare, ajo beson e shpreson se do të jetë në formën më të mirë, një kërcënim për ekipet rivale në Kosovë!

“Ish-reprezentuesja e Maqedonisë së Veriut do të tund rrjetat në moshën 38-vjeçare. Meri Giçeva, këtë sezon luajti në Superligën e Kosovës, Ferizaj, ka vendosur që sezonin e ardhshëm të luajë sërish si hendbolliste.

Lojtarja nga Prilepi ka pasur një sezon të suksesshëm në Kampionatin e Kosovës, ka qenë golashënuesi më i mirë në klubin nga Ferizaj, ka shënuar 146 gola në 22 ndeshje të luajtura dhe ka ndihmuar klubin të arrijë rezultate të shkëlqyera.

Ferizaj e përfundoi sezonin në kampionatin vendor në vendin e dytë, fitoi një vend në Evropë dhe luajti në finalen e Kupës së Kosovës. Merita të mëdha për suksesin e klubit ka hendbollistja prilepase. Ndonëse është 38-vjeçare, Giçeva është ende alfa dhe omega në fushë.

Hendbollistja me përvojë në karrierën e saj ka luajtur për Kometal Gjorgje Petrov, Eurostandard Gjorgje Petrov, Kabran Ambalazha, Zhito Prilep, Despina, Veria (Greqi), Cetate Deva (Rumani), Verona (Itali) dhe në disa ekipe në Kosovë”, shkruan media maqedone “24rakomet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat