​Botërori i universiteteve, ekipi kroat (Pula) mposhtë atë turk (Gazi)

Hendboll

​Botërori i universiteteve, ekipi kroat (Pula) mposhtë atë turk (Gazi)

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 15:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Po vazhdon rrjedha e Kampionatit Botëror në hendboll për universitete që po zhvillohet më Prishtinë.

Në ndeshjen e tretë të ditës së sotme, ekipi nga Kroacia, Pula, ka fituar ndeshjen spektakolare përballë ekipit nga Turqia, Gazi.

Gjatë gjithë ndeshjes skuadrat treguan lojë kualitative dhe fituesi u përcaktua në sekondat e fundit dhe fitorja i takoi skuadrës kroate me rezultat të ngushtë 36:34.

Për skuadrën kroate me 9 gola kontribuoi, Niko Martinoviç, kurse nga radhët e ekipit turk më i miri ishte Yesa Ardem me 9 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat