​Universiteti spanjoll “UCLM” mposhtë atë kroat “UNIN” në botërorin e hendbollit

Hendboll

​Universiteti spanjoll “UCLM” mposhtë atë kroat “UNIN” në botërorin e hendbollit

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 19:52
Henboll

Henbollistet e universitetit spanjoll “UCLM” kanë regjistruar një tjetër fitore në Kampionatin Botëror Universitar të Henbollit që po zhvillohet gjatë kësaj javë në Prishtinë.

Ato kanë triumfuar ndaj hendbollistëve të universitetit kroat “UNIN” me rezultat të thellë 42-12 në kuadër të rrethit të tretë të fazës së grupeve të këtij kampionati.

Dominimi i vajzave spanjolle në fushë ishte që nga fillimi i ndeshjes dhe epërsia e thellë u krijua që në minutat e parë derisa skuadra vajzat kroate dukeshin të pafuqishme në fushe për të bërë më shumë ndaj tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat