Hendbollistet e UP-së në gjysmëfinale të Kupës Universitare

Hendboll

Hendbollistet e UP-së në gjysmëfinale të Kupës Universitare

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 19:36
Hendbollistet e UP-së në gjysmëfinale të Kupës Universitare

Hendbollistet e Universitetit të Prishtinës janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës Botërore Universitare që po mbahet në kryeqytetin tonë.

Në gjysmëfinale, të premten prej orës 13:00, hendbollistet tona takohen me ekipin e “Korea National Sport University” nga Koreja e Jugut.

Hendbollistet e UP-së të enjten luajtën ndeshje në kuadër të raundit të dytë, përkatësisht çerekfinales. Fituan ndaj ekipit të Universitetit të Shkodrës (68:36) në një ndeshje ku rezultati nuk ishte në plan të parë, por shoqërimi mes vajzave tona.

Të premten ndeshjen gjysmëfinale e luajnë edhe hendbollistët e Universitetit të Prishtinës. Ata nga ora 19:00 në “1 Tetori” takohen me Universitetin e Malit të Zi. Në “1 Tetori” luajnë edhe hendbollistet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat