Istogu sfidohet nga Çairi në Kupën Evropiane

Hendboll

Istogu sfidohet nga Çairi në Kupën Evropiane

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 14:33
Istogu sfidohet nga Çairi në Kupën Evropiane

Dy skuadra shqiptare, Istogu e Çairi i Shkupit, takohen në kuadër të Kupës Evropiane në hendboll në konkurrencë të femrave.

Shorti për raundin e dytë është tërhequr të martën në Vjenë.

Çairi është skuadër shqiptare nga Shkupi, që po ka suksese në vitet e fundit.

Por kampioni ynë, Istogu, synon suksesin ndaj shkupjaneve. Istogu është vendas në ndeshjen e parë, ndërsa tashmë llogarit edhe në përvojën evropiane.

Ndeshjet e raundit të dytë të Kupës Evropiane luhen më 8/9 dhe 15/16 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat